Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar dokumente të cilat tregojnë se si vetëm pak ditë para ikjes së qeverisë Berisha, Lulzim Basha ka kërkuar i ka kërkuar qeverisë në ikje 34,6 mln euro investim fillestar për kompaninë që do menaxhonte mbetjet dhe me çmim 8 euro më të shtrenjtë se çmimi aktual.

“PD humb zgjedhjet 23.6.2013. Në Shtator do betohej qeveria e re. Në 20 Gusht, Basha i kërkon Saliut në ikje 34,6 mln euro investim & 37 euro/ton për plehrat e Sharrës. Sot bëhet me 0 kosto për investim, & 29 euro/ton. Tirana më e pastër me më pak para”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, kreu i Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar edhe pamjet e landfillit të Sharrës, para se PS të vinte në pushtet dhe tashmë gjatë qeverisjes së saj. “Faktet kanë rëndësi”, shkruan Veliaj teksa bën një krahasim të pamjeve të landfillit dhe ironizon kreun e PD Lulzim Basha. “Dhe kur bëhet puna më mirë dhe 30% më lire se “kunati” – duke ia kursyer publikut këto shpenzime – atëherë faktet kanë SHUMË rëndësi”, shkruan kryebashkiaku.