Thellohet skandali i dhënies së 382 nënshtetësisë shqiptare të huajve nga Ilir Meta, duke kompromentuar rëndë institucionin e Presidencës dhe shndërruar atë në fabrikë qokash, paligjshmërie dhe interesash të dyshimta. Sot presidenca e ka reaguar kundër investigimi të Shqiptarja.com që dje e ka botuar listën e plotë me emrat, duke sulmuar gazetarë dhe duke i paraqitur përfituesit e nënshtetësisë me procedura të veçanta si ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.
Në fakt një pjesë e personazheve që janë pajisur me nënshtetësi shqiptare nga Ilir Meta pa plotësuar kushtet ligjor, por me justifikimin e interesit kombëtar dhe ‘meritave të veçanta’, janë pjesë e kupolës së krimit, korrupsionit politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës.
Këta persona me dosje duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë të vinin në lëvizje Ilir Metën, për të marrë në pak ditë nënshtetësinë shqiptare, duke anashkaluar kushtet ligjore dhe procedurat që normalisht zgjasin rreth një vit. Meta i ka dhënë nënshtetësinë në emër të ”interesit kombëtar” pa kryer verifikime rreth të kaluarës së tyre siç e parashikon ligji për shtetësinë në pikën 6 të nenit 9 shumë njerëzve që tani, pavarësisht nga kaluara e tyre, kanë fituar të drejtën të lëvizin pa viza në të gjithë vendet SHENGEN të Bashkimi Evropian.
Një nga ”aset kombëtare” që Ilir Meta e ka shpërblyer me nënshtetësi i është për shembull Arsim Ramadanit, zyrtar i Telekomit në Kosovë, i njohur për drejtësinë, pasi së bashku me vëllain e tij Burim Ramadanin e Arben Kiçinën kanë qenë të dënuar me formë të prerë për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra në vitin 2001. Ata ishin shpallur fajtor, por u falën me një dekret shumë të përfolur të presidentit Hashim Thaçi. Një tjetër ”aset i kombi” i vlerësuar nga Ilir Meta është Fatmir Matoshit, ish-ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, gruaja e të cilit u shfaq në një video me një tufë eurosh në dorë. Ai tha se 150 mijë euro i ishin gjendur rastësisht gruas së tij në dorë dhe se paratë ishin pjesë e një loje mes miqsh. Pjesë e listës është edhe biznesmeni Kujtim Bucaliu, i dën uar nga me 4 vjet bu rg si dhe 15 mijë euro gjobë për mashtrimin e Komunës së Prishtinës sa i takon furnizimit me naftë. Shtetësinë e ka marrë edhe Ibrahim Bucaliu, biznesmen i hidrokarbureve, i aku zuar për ndotje dhe mashtrim ndaj blerësve me kompanitë e tij.
Në emër të interesit kombëtar, Meta i ka dhënë shtetësinë pa plotësuar kriteret Bekim Xhoni, një hetues i akuzuar për manipulim provash, për t’i faturuar një të pafajshmi një vr asje në tentativë. Në listën prej 382 emrash rezulton edhe Haki Shatri, ish-ministër Financash, i hetuar për keqpërdorim të parasë publike dhe korrupsion, Elmi Reçica i akuzuar nga prokuroria për deklarim të rremë të pasurisë si deputet si dhe Dukagjin Kryeziu i dën uar me 4 muaj bu rg për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor. Lista vijon me ish drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt, i përfolur për shumë skandale në Prishtinë, ndërsa vëllai i tij është arr estuar për vjed hje.
Pa plotësuar kushtet e ka marrë shtetësinë shqiptare edhe Fitim Sadiku, i përfshirë në skandalin e përleshjeve me grushte e shkelma brenda Ministrisë së Jashtme, në të cilën shërbente si sekretar i përgjithshëm. Në emër të interesit kombëtar, Meta u ka dhënë shtetësinë kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i dënuar me 9 muaj bu rg për kërc ënim me vde kje të një personi, biznesmenin Ekrem Lluka i përmendur në aferën ‘Telekom’ në Kosovë si dhe Burim dhe Besnik Barakut të aku zuar nga prokuroria për sulm fizik ndaj Besim Sylejmanit në Prishtinë.
Në të njëjtën formës ka marrë shtetësinë shqiptare me firmën e Ilir Metës edhe Besnik Mustafa, djali i Isa Mustafës, i akuz uar nga Prokuroria e Kosovës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar. Në listë është edhe Rrustem Berisha, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i akuzuar nga Prokuroria për mashtrim me listat të veteranëve të lu ftës, duke dëmtuar me 68 milionë euro buxhetin e shtetit të Kosovës. Me firmën e Metës dhe pa paplotësuar kushtet shtetësinë e shqiptare e ka marrë edhe Shpejtim Bulliqi, ish-deputet i akuz uar dhe kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i akuzuar se uzurpuar 985 metra katrorë tokë publike si dhe biznesmeni Valon Lluka, i aku zuar për përfitimin e një prone në Gjakovë me vlerë 2 milionë euro, në konflikt interesi. Meta i ka dhënë shtetësinë, duke anashkaluar gjithë procedurën e zakonshme, gjithmonë në emër të interesit kombëtar edhe nuses së djalit të Ylli Ndroqit Mariam (Mayram) Semen Ndroqi (Akopian/Arzumanyan).
Pjesa tjetër janë këngëtarë dasmash, diskotekash, futbollistë, zyrtarë federatës së futbollit dhe sporteve të tjera, zyrtarë ministrish etj., që të gjithë të pajisur me nënshtetësi nga Ilir Meta në shkelje të ligjit, por në emër të interesit kombëtar dhe që sot vetë presidenca paraqitet në publiku si ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur”. Pothuajse asnjë prej tyre sot nuk banon në Shqipëri, por e kanë marrë nënshtetësinë thjeshtë për të siguruar një pasaportë shqiptare, me qëllim për të lëvizur pa viza në zonën Shengen. Janë qoka personale apo politike që presidenti Ilir Meta duhet të justifikojë.