Drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga ka reaguar sërish pas sulmit të presidentit Ilir Meta ndaj gazetarit dhe botuesit të Shqiptarja.com, Carlo Bollino pas zbulimit të skandalit të nënshtetësisë. Fuga shkruan se Meta është një nga ato pushtetarë që do t’ua mbyll gojën mediave.
” Media në Shqipëri ka vuajtur nga pushtetarë që kanë mbyllur gazeta, gjobitur televizione dhe burgosur gazetarë. Ilir Meta është sot aleati politik i këtyre ish-pushtetarëve dhe me sulmin ndaj gazetarëve e familjareve të tyre tregon së lirinë e shtypit e sheh njësoj si ata”, shkruan Fuga.