Franca tërhoqi ambasadoren në Ankara dhe i quajti të papranueshme deklaratat e president turk për homologun e tij francez. Por Erdogan nuk reflekton dhe i këshillon sërish Macronit që të trajtohet në spital për probleme të shëndetit mendor.
Është dikush në krye të Francës që është shushatur dhe nuk di çfarë bën. Fle dhe zgjohet me Erdoganin. Ti shiko veten tënde. Shiko ku po shkon. Ky është rast i ri që duhet të kalojë në kontroll mjekësor. Sërish foli për armiq të Islamit në Europë. Edhe në Holandë një grup parlamentar flet kundër nesh. Mos e kaloni kufirin. E dini se me kë keni të bëni?
Erdogan u ndal edhe te konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Po na sulmojnë sepse jemi në krahë të vëllezërve tanë azerë. Në Amerikë po thonë se do vendosin sanksione për Turqinë dhe Erdoganin. E dini se me kë po kërcënoni? Mos e mendoni fare. Vendosini sanksionet. Ne u bëmë pagesën për avionët F35 dhe ju nuk na i dhatë, por sa kërcënuat që mos të merrnim sistemin rus S400. Ne nuk jemi shteti juaj. Ne jemi Turqia. Kreu i shtetit turk u kujtoi vendeve të Perëndimit premtimet për refugjatët sirianë që jetojnë në Turqi, duke kërcënuar sërish me hapjen e kufijve.