I ftuar në studion e emisionit “Open” është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se opozita e ka mendjen te listat partiake, ndërsa ai dhe Partia Socialiste është gjendur pranë problematikave të qytetarëve, sidomos gjatë tragjedisë natyrore të tërmeteve, por edhe situatës kaotike të krijuar nga COVID-19.
“Opozita flet për listat elektorale. Ne flasim për një tjetër listë, shkollat që ndërtojmë, shtëpitë që po u japim çelësat. Ne kemi dy anë, një anë që po flet për listat dhe një për punën. Në orën 4 të mëngjesit kur bie tërmeti, kush i jep dum këtij muhabeti. Një që kthehet dhe fle nga ana tjetër, apo një person që thotë ku janë zjarrfikëset, strukturat”, tha Veliaj.