“N’fermë” është rubrika më e re e emisionit “E Diell”. Këtë puntatë, të ftuar ishin ish-deputeti Ervin Salianji, moderatorja Vjola Spiro dhe këngëtarët, Kozma Dushi dhe Mariza Ikonomi. Ndryshe nga Mariza dhe Kozmai të cilët u angazhuan si veterinerë, Vjola dhe Ervini e kaluan ditën duke pastruar stallën e lopëve.

Në një moment, teksa ishin duke punuar, Vjola i thotë Ervinit se përse gjithmonë vetëm bërtet e shan, duke iu referuar këtu daljeve të tij publike. Salianji tha se e bën këtë gjë sepse kur thotë 100 gjëra të mira nuk dëgjohet nga njerëzit, ndërsa kur thotë diçka të gabuar ajo mbahet mend. Vjola: Ti gjithmonë të gjitha me negativitet i merr, e sheh të zezën kudo, çfarë ke kështu?! Sepse e kam parë edhe te daljet e tua, vetëm bërtet, shan. Ervini: Është kështu mo, kur thua 100 gjëra pozitive nuk të dëgjojnë njerëzit, nëse thua një gjë negative të mbetet dhe mbetet kjo. Vjola: Ti je roli i keq i filmit? Ervini: Po, por ndryshon.