Facebook kohët e fundit ka njoftuar do të sjellë efekte të reja për Halloween. Shumica e përmbajtjes së re me temë Halloween është tashmë e disponueshme në të dy platformat Android dhe iOS, por këtu ka diçka interesante.
Për herë të parë ndonjëherë, Facebook po sjell ‘Haunted House’ në Messenger. Duke shfaqur efekte speciale të bëra ekskluzivisht për Messenger, ‘Haunted house’ e Facebook mund të vizitohet çdo javë gjatë gjithë muajit tetor nga përdoruesit e Messenger, të cilët do të jenë në gjendje të rrinë në një dhomë me tema të ndryshme për Halloween.
Në thelb, përdoruesit e Messenger dhe ata që përdorin video thirrje do të jenë në gjendje të ‘vishen’ si ‘Frankenstein’ ose ‘Nusja e Frankenstein’ duke përdorur filtra AR. Vepra e re artistike e Halloween do të dalë në treg gjatë gjithë tetorit, prandaj sigurohuni që ta kontrolloni përditë.