Ilir Meta ka publikuar një deklaratë të tijën në seancën plenare të 28 prillit 2017, menjëherë pas votimit nga Parlamenti si president i Republikës. Meta thekson se ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar. Meta i bën thrirrje Ramës të reflektojë dhe të respektojë 5 qershorin, se përndryshe do të ketë përballë jo vetëm një president “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar”.

Postimi i plote i Metes: Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar. Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen.

Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një gr usht oligarkësh e ban dit ësh.