Historia e dënimit të Al Kapones për evazion fiskal duket se është akoma sot motivues për agjencitë ligjzbatuese.
Më e reja prej tyre, Byroja Kombëtare e Hetimit ka në plan të shfrytëzojë çdo hapësirë për të zbuluar paratë e pis ta të kr mit të organizuar dhe korrupsionit.
Një pakt me Drejtorinë e Tatimeve pritet të jetë i vlefshëm për të çuar para drejtësisë, këdo që përfiton para dhe pasuri në mënyrë të paligjshme.
Sfida është e madhe për Byronë e sapokrijuar të Hetimit. Ndër vite shumë zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë firmosur marrëveshje me institucionet e tjera ligjzbatuese, por deri tani nuk është zbuluar asnjë Al Kapone në vend.