Kalimi zyrtar i Federico Chiesas tek Juventusi ka shkaktuar një reagim të ashpër mes tifozëve të Fiorentinës.
Fansat e klubit vjollcë reaguan sikurse për Bernardeschin, që u konsiderua tradhtar kur zgjodhi bardhezinjtë në vitin 2017.
“Tradhtia ndaj atyre që ju rritën dhe ju mbrojtën është mungesë e madhe respekti. Firenze nuk është më shtëpia juaj … mosmirënjohës!” Kështu shkruhet në banderolën e varur jashtë stadiumit “Artemio Franchi” nga tifozët e Fiorentinës pas lamtumirës zyrtare të Chiesas.