Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me 2 taksistë mëngjesin e sotëm, por si në çdo dalje të tij edhe këta ishin “aktorë” të zgjedhur me kujdes nga selia e PD.
Ata janë taksistë që rrinë tek selia e PD, madje njëri prej tyre (ai që qëndron në mes) është djali i dajës së Aurelës, gruas së Bashës. Kjo nuk është hera e parë që Basha bën shfaqet e tij me “aktorë”, ose njerëz qartësisht afër PD-së.
Pak ditë më parë Lulzim Basha vizitoi disa biznese në Tiranë, por me sa duket hyn vetëm në bizneset e ish drejtorëve të tij të dikurshëm në Bashkinë e Tiranës, të cilëve u qan hallet që kanë tani në opozitë.
Basha u ndal në një dyqan veshjes me pakicë në rrugën e Durrësit, ku zhvilloi bashkëbisedim me dy gra. Pronarja e dyqanit rezultoi se është bashkëshortja e kryetarit të degës Nr. 8 të PD-së, Pëllumb Seferi.