Situata shëndetësore vazhdon të përkeqësohet në Francë, me 41 622 raste të reja COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, 15 000 më shumë se një ditë më parë, një rekord i ri, sipas shifrave të lëshuara sot nga Shëndetit Publik francez.
Franca po i afrohet një milion personave të infektuar (999 043) dhe shkalla e pozitivitetit vazhdon të rritet me 14,3% kundrejt 13,7% të një dite më parë dhe vetëm 4,5% në fillim të shtatorit.
Vendi ka regjistruar 165 v d e kj e të reja të lidhura me COVID-19. Përballë rëndimit të situatës, kryeministri Jean Castex njoftoi shtrirjen e shtetrrethimit të natës në 38 njësi administrative të reja, që do të hyjë në fuqi të shtunën.