Ilir Meta ka sulmuar gazetarët të cilët publikuan shkeljet e ligjit nga presidenti në lidhje me dhënien e nënshtetësisë. Pas sulmeve ndaj botuesit Mero Baze, Meta ka vijuar dhe mbrëmjen e djeshme duke shantazhuar dhe etiketuar si shpifës, Adriatik Doçin dhe Carlo Bollino.

Në lidhje me këto sulme ka reaguar edhe drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga, i cili shprehet se presidenti nuk mund të flasi për fjalën e lirë dhe më pas të sulmojë gazetarët.

Postimi i Endri Fugës.

Kur Presidenti i Republikes sulmon familjen e nje botuesi & gazetari pas disa shkrimeve kritike, atehere eshte e qarte se investigimi qenka i vertete. Mund te flasesh sa te duash per lirine e shtypit, por sulmet e uleta si sot tregojne sa e respekton ne te vertete fjalen e lire!