“Euro 2020” mbetet vetëm një ëndërr për Kosovën. Në play-off të Nations League, Kosova, që luajti edhe me mungesa të shumta si; Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu, Vedat Muriqi e Milot Rashica, u mposhtë 2-1 nga Maqedonia e Veriut.
‘Dardanët’ dhanë gjithçka në fushë dhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, të dëshpëruar për mos realizimin e ëndrrës, ranë përtokë në lot. Zeneli, Aliti, Berisha, ishin disa nga futbollistët që u veçuan nga kamerat, ata si dhe gjithë të tjerët u panë të dëshpëruar dhe shtrirë përtokë.
Sido që të jetë, është koha për të ngritur kokën lart pasi me 11 dhe 14 tetor Kosova do t’i luajë dy sfida në kuadër të Nations League, në shtëpi kundër Sllovenisë dhe në udhëtim te Greqia.