Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Meta me anë të një postimi në twitter. Meta kërkoi që socialistët të bëhen bashkë dhe ta largojnë Ramën, ndërsa ky i fundit sërish i është përgjigjur duke thënë se “çfarë borxhi i kanë akoma shqiptarët?”.Sipas Ramës tashmë shqiptarët duhet të durojnë edhe shkallimet e përditshme të Metës.

Postimi i Ramës:Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!