Gareth Bale i ka nisur stërvitjet individuale për herë të parë që prej se u kthye në Tottenham në huazim nga Real Madridi. Anësori 31-vjeçar është përballur me një lëndim në gju, të cilin e pësoi në një ndeshje me Kombëtaren e Uellsit, që nënkupton se debutimi i tij për Spurs për herë të dytë në karrierë i është shtyrë.

Trajneri i Tottenhamit Jose Mourinho konfirmoi se Bale nuk do të jetë në gjendje të paraqitet kundër Manchester Unitedit këtë fundjavë në Premierligë. Por Bale ka treguar shenja pozitive rikthimi, pasi tanimë i ka nisur përgatitjet. Bale është dukur në humor të mirë gjatë stërvitjeve të enjten, duke punuar me topin dhe duke vrapuar me një anëtar të stafit të trajnerëve të Tottenhamit.

“Duke punuar zellshëm”, ka shkuar Bale në Twitter të enjten.