Gazetari Adriatik Doçi ka zbuluar live në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se cili është personi i d ë nu ar me 30 vite b u r g për vr as j en e një familje me 5 anëtarë në Kosovë, mes të cilëve 3 fëmijë, dhe që ka marrë nënshtetësinë nga Meta. Sipas gazetarit, personi që ka marrë nënshtetësi është Arsim Fadil Ramadani, i lindur në Bajicë të Kosovës.

“Rreth 90% e personave që kanë marrë nënshtetësinë, nuk shquhen as si shkencëtarë dhe as sportistë. Kam dokumentuar dy raste që kanë probleme shumë të rë nda dhe nuk e nderojnë Shqipërinë. Sot dua të ndaj dhe një rast tjetër. Ky rast ka të bëj me dhënien e nështetsisë ndaj një persnoi, të d ë nu ar me 30 vite b u r g për vr a s je n e një familje, ku tre anëtarë janë fëmijë. Arsim Fadil Ramadani, i lindur në Bajicë të Kosovës, i pajisur me pasaportë shqiptare”, tha gazetari në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Më tej, ai tha se dyshimet e tij kanë lindur pasi për 10 vite janë dhënë 76 nënshtetësi të veçanta nga Presidentët e mëparshëm, ndërsa nga Meta në 3 vite janë dhënë mbi 400. “Dyshimet e mia kanë lindur gjatë verifikimit të procedurave të 10 viteve më parë me kohën e drejtimit të Presidencës nga Ilir Meta. Nga viti 2007 deri në vitin 2017 janë dhënë 76 nënshtetësi të vecanta, ndërsa nga META janë dhënë mbi 400. Dyshimet janë shtuar dhe kur dekretet janë fshirë nga faqa e Presidencës”, tha ai.