Gazetari Endri Xhafo, sot është diagnostikuar me koronavirus. Lajmin ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se është kujdesur, por sërish nuk ka mundur ta shmangë infektimin. Tashmë për disa ditë, gazetarin nuk do ta shohim më në studio, për shkak se duhet të qëndrojë i izoluar.