Inter do të kthehet në fushë në orën 18:00 për t’u ndeshur me Genoa-n në javën e pestë të Serisë A. Rikthehet në dispocizion të zikaltërve Achraf Hakimi pas rastit të çuditshëm të rezultatit pozitiv me Covid-19 dhe rezultatit negativ të tamponit një ditë më mbrapa. Marokeni do të jetë në stol dhe vendin e tij në formacion do ta marrë përsëri Darmian, titullar në ndeshjen e Champions League kundër B. Monchengladbach. Ndryshimi tjetër në mbrojtje është kthimit në formacion nga minuta e parë e Andrea Ranocchia-s. Conte ka preferuar B rozovic para Barella-s në mesfushë, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga dyshja e zakonshme Lukaku-Lautaro.

Ja formacionet zyrtare tw Genoa-Inter: GENOA (3-5-2): 1 Perin; 13 Bani, 2 Zapata, 5 Goldaniga; 18 Ghiglione, 11 Behrami, 47 Badelj, 65 Rovella, 99 Czyborra; 19 Pandev, 37 Pjaca. INTER (3-4-1-2): 1 Handanovic; 33 D’Ambrosio, 13 Ranocchia, 95 Bastoni; 36 Darmian, 22 Vidal, 77 Brozovic, 14 Perisic; 24 Erisken; 9 Lukaku, 10 Lautaro.