Gjatë 3-mujorit të dytë të vitit 2020, portofoli i Bankës së Shqipërisë është rritur me 6.90 miliardë lekë pasi u rrit me 2.40 miliardë lekë në 3-mujorin e mëparshëm.
Banka e Shqipërisë ka synuar rritjen e portofolit gjatë 3-mujorit për shkak të projeksioneve për rritje të nevojës së bankave për likuiditet në nivele të larta.

Pjesëmarrja e bankave në ankande ka qenë në nivele rekord deri në mesin e muajit maj, ndërsa më pas interesi ka qenë në rënie. “Pas një periudhe 5-vjeçare me luhatje të ulëta, gjatë 6 muajve të parë të vitit 2020, rritja e portofolit të letrave me vlerë të qeverisë ka qenë 9.3 miliardë lekë, pranë niveleve të periudhës 2010-2014”, bën të ditur BSH-ja.