Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje të dhënat kuptimplota të përparimit që është bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve.
Rama publikoi sot të dhëna nga shkalla e mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2013 dhe në vitin 2020.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.

Sipas statistikave, në vitin 2013, 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh dhe 15.9% e popullsisë kishte shërbim me pikë fundore me trajtim me kushte mesatare sanitare. Ndërsa në vitin 2020, 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullim mbetjesh dhe 68% e popullsisë mori shërbim me pikë fundore me trajtim me kushte optimale sanitare.

MIRËMËNGJES ?dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi…

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 18. Oktober 2020