Nga Mero Baze
Shqiptari i Kosovës, Eris Abedini edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës spanjolle të Granadas që militon në La Liga. Kujtojmë që skuadra bardhekuq eliminoi Teutën e Durrësit, në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Europës, teksa siguroi pjesëmarrjen në grupet e këtij kompeticioni në debutimin e saj historik.
Mesfushori i Kosovës U21, që mbronte ngjyrat e skuadrës zvicerane të Luganos, me ekipin e La Ligas ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për dy vite tjera. Abedini sezonin e fundit luajti në formë huazimi te Uill në divizionin e dytë të Zvicrës, aty ku numëron plotë 96 ndeshje, ndërkohë vetëm 9 ndeshje ka zhvilluar në Superligën e Zvicrës.
Me ekipin e FC Uill, Abedini luajti 35 ndeshje, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Erisi ka qenë pjesë e Zvicrës U20 deri në vitin 2018, që më pas në vitin 2019-të të zgjedh Kosovën, me të cilën numëron 6 ndeshje me ekipin e 21-vjeçarëve.