Për sk andalin tashmë të zbardhur nga Drejtësia italiane, se ishte një përpjekje për të rrë zuar qeverinë shqiptare, duhet kuptuar konteksti politik dhe ai mediatik në kohën kur shp ërtheu. Jemi në vitin 2017, një vit elektoral kur po afroheshim zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. PS-ja ishte në qeveri me LSI-në, por prej kohësh dy aleatët po përjetonin një krisje të madhe mes njëri-tjetrit. Opozita kishte ngritur çadrën përpara Kryeministrisë që më 18 shkurt të vitit 2017 dhe deklaroi se nuk do të hynte në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. LSI nga ana e saj ende nuk kishte dalë hapur, por qarqet e saj mediatike e s ul mon in fort qeverinë dhe nën zë flitej se po përgatitej dalja e partisë së Metës nga aleanca me Ramën.

Në atë kohë, siç edhe shpesh kanë qarkulluar mjaft lajme të rreme, apo më shumë sinjale nëpër rrjeteve sociale për të mbjellur panik e pakënaqësi. Edhe në rrafshin global, bota po jetonte “lulëzimin e lajmeve të rreme” që më pas nisën të su lm ohe hin në SHBA e BE. Nuk do të kishte bërë përshtypje lajmi i rremë i “1300 kontenierëve me mbetje toksike”, pasi në fund të fundit ai nuk bëri ndonjë efekt mediatik në vendin fqinj. Ai u publikua nga portali i ish-senatorit De Gregorio, me të cilin Ilir Kulla lidhi marrëveshje, por asnjë media tjetër nuk e publikoi, pasi nuk pa një burim të besueshëm që i referohej.

Në Shqipëri ai lajm u publikua vetëm nga disa portale e televizione pranë opozitës, të cilat nuk e ndoqën duke shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet, pasi nuk kishte vendngjarje. Megjithatë, ajo që tronditi kancelaritë e shtetit fqinj, ishte përmendja e një institucioni shumë prestigjoz në Itali, por edhe organizatave më të frikshme të k ri m it të organizuar. Lajmi i rremë i Pianeta Italia News, theksonte se ka “një pakt ndërmjet Camorras e Ndragheta-s për të administruar jashtë tra fi q et e mbetjeve, për të ricikluar sasi të mëdha parash”. Portali theksonte se ka një hetim të hapur për këtë edhe nga Prokuroria e Durrësit, por edhe nga Prokuroria Antima fia e Italisë. Ndërkohë aty përmendej edhe emri i kryeprokurorit antim afia, Franco Roberti. Një naivitet nga ana e “shpikësve” dhe hartuesve të tekstit, pasi menjëherë zgjoi kureshtjen si të Prokurorisë antim afia, si të prokurorisë së Durrësit, të cilët natyrisht që nuk kishin hapur asnjë dosje.

Në mënyrë të qetë, Prokuroria Antimafia, i kërkoi kolegëve të tyre që ta hetonin njëherë nëse qëndron kjo çështje, e nëse do të ishte e vërtetë, atëherë ky institucion do të hynte të hetonte përfshirjen e Ndragheta-s dhe Camorra-s. Menjëherë sapo ish-senatori italian De Gregorio u thirr nga Prokuroria për të deponuar, ai u zbërthye shpejt dhe tregoi të vërtetën. Kjo sepse ai kishte frikë se mos rëndonte pozitën e tij si precedent, pasi në të shkuarën ai kishte disa hetime mbi shpinë. Dhe menjëherë sapo u zbulua skema, h etimi mbaroi shpejt dhe u mbyll pa zhurmë, duke konkluduar se ishte një mashtrim.

Policia Italiane zbardh m ashtrimin: Ja sesi Berisha e Meta përdorën Ilir Kullën, për të publikuar fakenews-in për mbetjet toksike (DOKUMENTAT)
Në një nga fletët e shkresës së Policisë Italiane, që e disponon Shqip theksohet: “Sipas pritshmërive të tij, pjesëmarrja në këtë projekt për rrëzimin e qeverisë shqiptare do të sillnin favore për De Gregorion që bashkëpunoi me Ilir Kullën, nga qeveria e re që do të instalohej në Tiranë. Por nga hetimi nuk se ka elemente të tjera të kësaj marrëveshje. Ndaj procedohet se nuk ka elementë për ta ndjekur pe nalisht personin në fjalë, ngaqë nuk ka pasur ndonjë pasojë adekuate”. Mbase për De Gregorion nuk mund të ketë një pasojë pen ale, por për vendin tonë kjo shkaktoi panik dhe vuri në lëvizje strukturat e an ti-te rrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. As Sali Berisha dhe as Ilir Meta, si të akuzuar nga drejtësia italiane për sponsorizimin e këtij fakenews, nuk janë marrë në pyetje për këtë ska ndal. Madje as vetë Ilir Kulla nuk është pyetur për rolin e tij në këtë zhurmë të rre me, që shkaktoi jo pak tension asokohe. Gazetashqip/