Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot Klevis Balliun, pas humbjes së thellë që ky i fundit pësoi në garën e brendshme në PD-së, ku baza e demokratëve në qarkun e Korçës votuan masivisht kundër. Duke folur në asamblenë e PS për Njësinë Nr.5, Veliaj theksoi se pogradecarët refuzuan modelin e njeriut që pengoi Tiranën, duke ndëshkuar me votë këdo që bllokon apo pengon punët e qytetit.

“Vet partia e tyre organizatorin e protestave të Astirit në Pogradec e hoqi nga votimi, e rrëzoi tuç, knockout. Se edhe ata në Pogradec thonë po si na sjellin njeriun që pengon Tiranën si model për Pogradecin?! Pse në Pogradec jemi kategori e dytë që duhet të pranojmë një që bllokon Tiranën dhe të na bllokojë dhe Pogradecin?! Ata dhe brenda Partisë së tyre janë ftilluar dhe unë dua t’i falenderoj dhe t’i uroj mirëseardhjen të gjithë atyre ish-demokratëve e ish të LSI që janë bashkuar me ne”, tha Veliaj.