39 vite dhe të mos i ndiesh, përkundrazi. Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhe një herë në fushë vlerën e tij dhe, pasi ka qenë i detyruar të ndalet nga Covid, është kthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të jetë vendimtar. Kam qenë i mbyllur në shtëpi për dy javë, kisha shumë uri dhe e kam treguar me dygolëshin. Jam i zhgënjyer për penalltinë e gabuar, por e rëndësishme është që kemi fituar, ka thënë suedezi.

Milan kryeson i vetëm pas katër javëve të para të kampionatit. Jemi në fillim, por kjo skuadër po bën gjëra të mëdha dhe po rritet. Ka ndryshuar mentaliteti, të rinjtë po marrin më shumë përgjegjësi dhe po stërviten shumë mirë. Në lidhje me objektivin e sezonit: I marrim ndeshjet me radhë. Kur kam ardhur unë këtu objektivi ishte të arrinim Europën dhe ia kemi dalë. Klubi do akoma këtë, por unë kam diçka tjetër në kokë dhe e mbaj për vete. Sigurisht mund ta fitojmë titullin, ne kemi besim dhe të shohim si do të shkojnë gjërat në fund.