Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të situatës politike në vend. Ngjela tha në studion e ABC Neës se PS dhe PD janë bashkuar në hallin e përbashkët për të mbajtur listat të mbyllura. Ai deklaroi se Meta ka humbur ekuilibrin dhe tashmë është pozicionuar krah opozitës.
Duhet të ecim në bazë të asaj që çdo popull meriton qeverinë që ka. Në qoftë se populli i do këta të korruptuarit le t’i mbajnë. Po të ketë filluar procesi për korrupsion, çfarë do të thotë populli. Nuk kontrollohen sa ke deklaruar. Ai mund të dalë i pafajshëm. Por zor se mund të dalësh i pafajshëm. Politika e lartë nuk e çan kokën fare për Kodin Zgjedhor. Halli i përbashkët të bashkon. Opozita parlamentare kërkon lista të hapura. Por këta nuk dalin asnjëri te listat e hapura. Se me listat e hapura hyjnë në lojë të tjera gjëra. I mjaftojnë 6 emisarë nëpër Shqipëri. Nuk rrëzohet PS-ja, bie kryetari. Unë mendova se Basha filloi të bënte politikë moderne. Tha lista të hapura 100%. Me ekuilibër e dini presidentin aktual. Dallohet që është i shqetësuar. Ka humbur ekuilibrin. As ai nuk u bë palë që i ikte koka, as Edinburgu nuk u bë palë kundër Hitlerit. Nuk bëhet presidenti palë, tha Ngjela.