Ilir Meta thote sot se çështja e 5 Qershorit, është “jetë a vd ekje”. “O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta”, tha kreu i shtetit.

Ai kujtoi djegien e mandateve të opozitës në Kuvend dhe tha:

“Opozita të kishte dëgjuar Ilir Metën sot Shqipëria do ishte në tjetër situatë. I kam thënë kurrë për mandatet mos u shkojë në mendje se ai është i papërgjegjshëm e nuk do reflektojë”. E dëgjoi faktorin nderkombetar shkoi te bente zgjedhje por s’donte të krijonte precedent per zgjedhje sa here opozita braktis parlamentin…?

Meta: Ashtu ë? E dëgjoi faktorin nderkombetar? Po tani që e firmosi 5 qershorin pse e turpëroi faktorin ndërkombëtar që doli dhe garant për këtë gjë?

Dhe është cështje nderi tha faktori ndërkombëtar…?

Meta: Kjo është çështje për jetë a vdekje, o ka Shqipëri me shqiptarë o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta.

“Ju siguroj se Presidenti do bëjë të gjitha aktet që duhet të bëjë një president patriot, presidenti do bëjë aktet e tij më patriotike dhe i gjithë populli do jetë me presidentin, mbaje mend.

Tani s’do u tregoj ju e që shkoni tja thoni…unë di tu them qytetarëve shqiptarë në 2 mars atë e ka shpëtuar opozita se thoshte të mbarojë këshilli politik e s’kisha ndërmend të ndërprisja një proces dhe kishin shpresë te këshilli po më mirë që ndodhi ashtu se e pa gjithë bota, e provokoi opozitën me shëmbjen e teatrit që të ikte nga tryeza”, tha Meta në një intervistë për nje emision televiziv.

Ne nje vend normal, me drejtesi normale, organet ligjzbatuese mbajne “shenim” dhe nderhyjne ne te tilla raste, qofte duke e derguar dhe nen kujdesin mjekesor!