Shefja e ISHP-së, Albana Fiço, u përgjigj lidhur me ankesat që kanë shumë qytetarë për mbajtjen e maskës, pas njoftimit se nga e enjtja do të jetë e detyrueshme. Fiço u shpreh në një intervistë për ‘Ilva Now’ se, kjo masë po merret pasi shkenca dhe ekspertët kanë ende dy pikëpyetje shumë të mëdha për Covid.

Shefja e ISHP-së tregon dy të panjohurat e Covid që shtyne të merrej ky vendim. “Ka dy elementë të paditur për Covid. E para, sa zgjatë mbrojtja nëse e ke kaluar dhe në raport me formën që e ke kaluar. Dhe çfarë dëmtimesh afatgjata lë tek pacientët. Vazhdojmë të mbetemi me pikëpyetje shumë të mëdha. Pse me gjëra që i kemi mundësinë t’i bëjmë mos t’i bëjmë”, u shpreh Fiço. Nga e enjtja maska do të duhet të mbahet edhe në rrugë, ndërsa për shkelësit qeveria paralajmëroi gjoba.