Ideja se pandemia mund të përfundojë përmes imunitetit të tufës, shprehen ekspertët, është një gabim i rrezikshëm. Kjo hipotezë, nuk mbështetet në asnjë provë shkencore. Të mbash virusin nën kontroll përmes masave të përcaktuara, është mënyra më e mirë për të mbrojtur shoqërinë dhe ekonominë deri sa të krijohet një vaksinë efektive, por kështu për të shmangur bllokimet e reja.

80 shkencëtarë nga e gjithë bota, kanë hartuar një letër, ku shkruajnë se imuniteti i tufës, është jo vetëm i gabuar, por mund të kushtojë mijëra jetë njerëzish. Kjo metodë sipas tyre, nuk ka gjasa ta ndalojë virusin, madje ata shprehen se ai do të kthehej disa herë.

Shtuar këtu faktin se ka prova në rritje që imuniteti pas infeksionit ndaj SARS-CoV-2 zgjat vetëm disa muaj nga infeksioni, pastaj zhduket dhe rreziku i ri-infektimit nuk është i vogël.