Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është infektuar me Covid. Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv.

Nuk dihet se si është infektuar Lame me Covid apo se cila është gjendja e tij shëndetësore. Mirëpo kujtojmë se Lame nuk është i pari nga rradhët e zyrtarëve që është prekur me Covid, pasi janë konfirmuar pozitivë disa deputetë dhe drejtues institucionesh.