Infektologu austriak Franz Allerberger nuk beson se koronvirusi do të çrrënjoset; ai beson se “secili prej nesh do të infektohet herët a vonë”, por thekson se kjo është një sëmundje shumë më e padëmshme nga sa u frikësua dhjetë muaj më parë.
“Ky virus do të mbetet me ne. Secili prej nesh do të ketë një koronë herët a vonë, përveç nëse vd es para kësaj,” tha Allerberger në një deklaratë për radion austriake Oe3. Drejtori i Departamentit të Shëndetit Publik të Agjencisë për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit (AGES), pret që vaksina kundër virusit korona të jetë në dispozicion që në korrik të vitit të ardhshëm.
“Vë bast se nuk do të ketë shërim, sepse ilaçet anti-virus mund të numërohen në gishtat e njërës dorë”, theksoi ai. Allerberger thotë se COVID-19 është një sëmundje më e sigurt nga sa u fri kësuam dhjetë muaj më parë, kur shkalla e vde kjes konsiderohej të ishte 30 përqind.
Ai iu referua një studimi nga Universiteti Stanford, sipas të cilit shkalla e vde kshmërisë është 0.23 përqind. “Kjo vlerë korrespondon gjithashtu me të dhënat tona”, tha infektologu kryesor austriak. Ai gjithashtu paralajmëroi për përkeqësimin e situatës gjatë dimrit.