Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tropojë ku u takua me përfaqësues të pushtetit vendor dhe bletarët tropojanë. Rama thumboi edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, teksa njëri prej tyre deklaroi se kanë hasur në vështirësi për shkak të një insekti që po përhapet në zonën e Shkodrës. Ai e paralelizoi këtë insekt pikërisht me partinë opozitare.
Biznesmeni: Ka potencial, por ka edhe vështirësi, sepse në zonën e Shkodrës ka rënë një insekt që quhet “cineti” i cili dëmton gështenjën. Ky insekt akoma nuk ka ardhur në Bajram Curr por shumë shpejt do vijë. Kjo bën që të villet fruti mirë. Sivjet Ministria e Bujqësisë hodhi një insekt të mirë dhe shpresojmë që kur të vijë në Tropojë ta përdorim edhe këtu që e ha atë insektin dëmtues.
Rama: Qenka si LSI ai insekti. Rama rekomandoi që mjalti i gështenjave të nisë të kultivohet me një strukturë të mirëorganizuar dhe logo të përbashkët që do rrisë edhe interesin e konsumatorëve për produktin. Ai tha se tani pritet të zgjidhet edhe çështja e pronave duke theksuar se deri tani në shumë zona nuk ka funksionuar ligji 7501 për shkak se qytetarët i kanë kthyer kufijtë ku i kanë pasur përpara pa konflikte. Gjatë një bashkëbisedimi me kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi Rama tha se zhvillimi sektorit turistik në Valbonë do të sjellë më shumë mundësi për qytetarët e kësaj zone, duke veçuar edhe rolin e aeroportit të Kukësit.