Rajoni jugor i Campania-s, që përfshin Napolin, do të bllokohet, tha sot presidenti i saj, Vincenzo De Luca, pasi njoftoi për një tjetër rritje të madhe të infektimeve me COVID-19.
“Campania regjistroi 2 280 raste ditore sot, nga 1 541 të enjten”, tha ai në një ngjarje të drejtpërdrejtë në Facebook.
“Ne do të vazhdojmë drejt mbylljes së gjithçkaje. Ndodhemi në një situatë të vështirë, por jo në një tragjedi, megjithatë tragjedia është një hap larg”, shtoi tha De Luca, duke propozuar një bllokim njëmujor.
Ai e nxiti qeverinë kombëtare të planifikojë, gjithashtu, një bllokim mbarëkombëtar, duke theksuar se duhet vepruar si në mars, as më shumë dhe as më pak.//ATSH