Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 83.948 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Teksa vendit po i afrohet data e zgjedhjeve, pandemia po godet shtetet ku gara pritet të jetë më e ngushtë si Ohio, Michigan, Karolinë Veriore, Pensilvani dhe Wisconsin.

Rekordi i mëparshëm i rasteve ditore ishte regjistruar më 16 korrik, kur ishin shënuar 77.299 të infektuar të rinj për 24 orë. Dy javë më pas, shifra mesatare ditore e v ik ti m a ve të sëmundjes Covid-19 kishte shkuar në 1.200. Deri më tani, në këtë vend janë regjistruar rreth 8.5 milionë persona të infektuar me virusin v de k je p ru rës dhe afro 224.000 të v d e kur.