Ish-deputeti Astrit Veliaj u shpreh nuk do që të jetë deputet në këtë mënyrë se si po zhvillohet procesi përzgjedhës në PD. I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, Veliaj ka hedhura akuza të rënda për PD e Beratit pasi Veliaj: Unë nuk dua të jem deputet në këtë mënyrë.
Nëse ka votë të lirë dhe proces të rregull unë kthehem. Unë nuk po loboj për ministër. Unë jam ministër, kam 930 punonjës. Nuk e pretendoj një pozicion ekzekutiv.Po përplasem me njerëzit e pandershëm si një sakrificë, pasi sa herë ka një sherr, në Berat të bëjnë telefon njerëz të lidhur me krimin dhe thonë mos e ngacmo se është i joni. Dhe keta janë sot kandidate per deputet, hiqet deputeti dhe investitori dhe keta janë në listë për deputet.