Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar për skandalin e denoncuar nga emisioni Fiks Fare, në lidhje me procesin e votimit të kandidatëve të PD-së, ku gazetarët kanë mundur të votojnë në më shumë se një qendër votimi dhe pa qënë fare anëtar të PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se thekson se prej vitit 2017, është vërtetuar se problem më I madh ishte demokracia e brendshme në PD. “Problemi yne me i madhe se Rama eshte demokracia.

Ne 2017 pas skandalit te emerimit te listes deputeteve per nje nate si me qene liste dasmoresh (edhe ajo s’behet per nje nate), demokracia e brendeshme ne PD u evidentua si problemi yne me i madh. Jo se probleme me demokracine e brendeshme nuk ka patur me pare, per mos te thene qe ka qene pothuajse formale, por qe te arrihet deri ne ketë pike ka qene e paimagjinueshne per njerez normal. Ne fakt listat e 2017 ishin edhe nje testim apo matje pulsi, ata qe e ben provuan se me “demokratet” mund te besh c’te duash e te tallesh si te duash.”-shkruan Ibsen Elezi.

Më tej, ai thekson se ky process u pasua nga të tjera manipulime, siç ishte sipas tij zgjedhja farsë e kreut të PD-së.

“Fill pas ndodhi: -Zgjedhja farsë, e manipuluar e kryetarit te PD. -Zgjedhja farsë e kryetareve te degeve. -Zgjedhja farsë e strukturave drejtuese te PD. -Largimi nga parlamenti dhe jo largimi i Rames – Shitja e 60 bashkive (imagjinoni nje mandat 4 vjecar dhuruar Eriones) – Se fundmi edhe procesi i talljes me perzgjedhjen e kandidaturave per deputet dhe kryetar bashkie.”-shkruan Ibsen Elezi. Duke komentuar gafat e Lulzim Bashës, ai shkruan se “Mos u merrni me lapsuset e Lylit, sado te trasha te jene, merruni me thelbin e asaj qe po ndodh, sekti uzurpator Sorosjan dhe ish-komunist sot po perdhos demokracine ne PD.

Demokracia ne PD eshte arma me e fort e saj, eshte ajo qe e ben te besueshme ne elektorat, eshte e vetmja garanci qe fytyra e qeverisjes se neserme do jete demokratike. Arma qe e ben lehtesisht shumice pa nevojen e koalicioneve te turpshme me LSI etj.”. Sipas Elezit, lufta per ta bere demokratike eshte me e madhe dhe e rendesishme se turravrapi per nje vend ne parlament ne kembim te heshtjes. “Procesi skandaloz i fundit eshte parafushata me e keqe qe tregon se uzurpatoret e PD kane halle te medha dhe plane te tjera, por jo fitoren e PD. – Eleminimi pa kritere nga gara i shume demokrateve qe plotesonin kriteret e shpallura, nga nje komision i turpshem. – Gara e “perzgjedhjes” ku antaret nuk perzgjedhin dot.ate qe duan. -Procesi skandaloz ku komisionet jashte cdo norme emeroheshin nga qendra dhe asnje nga deget. – Nje proces kryekeput jotransparent. Keto jane probleme qe e bejne PD te pabesueshme ne syte e elektoratit.

Nuk fitohet me parrulla dhe me argumentin se Rama eshte me i keq. Te gjithe ata ” demokrat” qe heshtin jane kontribuesit e vertete te Rames dhe sistemit mafioz neo-komunist qe ai ka ngritur.”-përfundon postimin e tij Ibsen Elezi.