Klement Shabani, banues në fshatin Balshaban të Baldushkut, nuk e kishte ndjerë kurrë më parë rëndësinë e votës së tij, derisa një ditë i ndodhi tragjedia dhe tërmeti i shkatërroi shtëpinë ku kishte investuar të gjitha kursimet e jetës. Sot, pasi shtëpia i është ringritur nga e para, Klementi pohon se vota e tij ka shkuar dëm në gjithë këto vite, duke zgjedhur Partinë Demokratike.
Ndonëse nuk e kishte pritur kurrë që, hyrjen në shtëpinë e re, ndërtuar në një kohë rekord pas tërmetit të 26 Nëntorit, do ta inauguronte duke mikpritur vetë Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryefamiljari Shabani u shpreh me bindje se në zgjedhjet e ardhshme gjithçka i ka ndryshuar jetën e tij do të reflektohet me votë.
“Gjithmonë kam pas votu djathtas, po tani vota ime do jetë për ju,” iu drejtua Klementi Kryeministrit dhe kryebashkiakut, duke shprehur mirënjohjen dhe duke i falenderuar në emër të familjes së tij për shtëpinë e re të ndërtuar me kushte edhe më të mira se banesa e mëparshme. “Ju e keni bërë shumë mirë detyrën”, shtoi ai.
Në zonën e Baldushkut falë Programit të Rindërtimit do të përfitojnë edhe 138 familje të tjera, të cilave u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe tashmë po ringrihen nga e para.