Ish- lojtari i Kombëtares shqiptare Andi Lila u konfirmua dje si deputet në listën e Kavajës. Pa kontribute në parti, por falë miqësive të tij me sekretarin e PD-së Gazmend Bardhi, Lila arriti që të katapultohet në këtë parti. Edhe pse ka pasur mjaft vota kundër gjatë proçesit të votimit, Lila është shprehur i lumtur për konfirmimin e tij si deputet, ndërsa ka shtuar se vetëm të bashkuar do fitojnë me 25 prill.

Sot u votua për listen e kandidatëve për deputetë në Degen e Partisë Demokratike Kavajë. Me këtë rast, i falenderoj të gjithë demokratet e Kavajës, jo vetem për konfirmimin tim për të vijuar këtë garë, po për konfirmimin e të gjithë listës pasi vetem të bashkuar do ta fitojmë betejen e 25 prillit, shkruan Lila.