Covid-19 ka gjasa të bëhet aq “endemik” sa virusi stinor i gripit, sipas këshilluesit kryesor shkencor të Mbretërisë së Bashkuar.

Patrick Vallance, tha për Komitetin Kombëtar të Strategjisë së Sigurimit në Londër se nuk është ende e sigurtë, por nuk ka gjasa që të krijohet një vaksinë tërësisht sterilizuese, që të mund të ndalojë tërësisht infeksionin. “Ndërkohë që manaxhimi bëhet më i mirë dhe vaksinimi të ulë shansin e infeksionit apo ashpërsinë e sëmundjes, kjo do të nisë të duket më shumë si gripi i përvitshëm”- tha ai.

Vallance paralajmëroi se vaksina kundër koronavirusit të ri nuk ka gjasa ta zhdukë plotësisht virusin. “Ideja e zhdukjes së Covid nuk është e drejtë, për shkak se do rikthehet. Ka qenë vetëm një virus i zhdukur me të vërtetë falë një vaksine tejet efektive, dhe është Variola”, tha Patrick Vallance. Kompanitë e bioteknologjisë dhe akademikët në të gjithë botën kanë bashkuar forcat për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit me shpejtësi të madhe, duke marrë parasysh ashpërsinë.

Në nisje të javës, numri i infeksioneve kaloi 40 milionë në të gjithë botën, me mbi 1.1 milionë vdekje. Në historik, krijimi i një vaksine nga hiçi ka kërkuar mesatarisht 10 vite, sipas Vallance, dhe periudha nuk ka rënë ndonjëherë nën 5 vite.