Kur vendos të krijosh një lidhje dashurore, nuk mund të mbash me vete një libër astrologjik e të pyesësh çdo kandidat të mundshëm për lidhje, se çfarë shenje i përket në horoskop. Kështu që për të ardhur në ndihmë në krijimin e një marrëdhënie romantike, sot do t’ju njohim me çiftet më të këqija të zodiakut, të cilët jo vetëm që nuk funksionojnë së bashku, por mund t’i shkaktojnë njëri-tjetrit dëme emocionale afatgjatë.

Ujori dhe Gaforrja Nëse sapo keni njohur djalin e ëndrrave, atë që keni dashur gjithmonë, por që ‘’fatkeqësisht’’ është Gaforre, mos e lini veten të përfshiheni nga emocionet dhe entuziazmi, pasi me shumë gjasa raporti juaj nuk do të funksionojë. Ujori e do shumë lirinë lirinë dhe pavarësinë etij, kurse Gaforrja nga ana tjetër ka tendencën të jetë kërkuese. Jo vetëm kaq, në përgjithësi Gaforret kërkojnë shumë dashuri, kujdes dhe duan të jenë në qender të vëmendjes. Sa keq që Ujori, një egoist i pandreqshëm, nuk mund t’u ofrojë këto gjëra.

Shigjetari dhe Dashi Mos guxoni ‘’kurrë’’ të bashkoni një Dash dhe Shigjetar pasi gjërat mund të dalin jashtë kontrollit. Është pak e besueshme që këto dy shenja të horoskopit të jenë të lumtur bashkë, përkundrazi shumë shpejt ato fillojnë të pengojnë njëra-tjetrën. Shigjetari është një shenjë që i do shumë sprovat dhe aventurat, i pëlqen të luajë me rrezikun dhe të sfidojë gjithmonë veten, si dhe lodhet shpejt nga një lidhje dashurie. Dashi nga ana tjetër është shenjë që qëndron me këmbë në tokë, dashuron gjestet romantike dhe kërkon një marrëdhënie të vërtetë, jo thjesht sa për të kaluar kohën.