Kolona njerëzish në Murin e Madh, përgjatë shtigjeve në pyll me ngjyrat e vjeshtës në provincën Liaoning, grumbullime në Bund të Shangait, këto janë pamjet që po shfaqen në mediat e Pekinit. Ndërsa në Evropë ka masa kufizuese në përpjekje për të shuar valën e dytë të koronavirusit, Kina po përjeton një tjetër moment. Vendi ka qenë me pushime deri dje, nga 1 tetori, dita e themelimit të Republikës Popullore. Ata e quajnë “Huángjin Zhou”, Java e Artë. Qindra miliona njerëz, përfitojnë për të vizituar vendet turistike. Këtë herë ishte testi i parë për sektorin e turizmit pas shpërthimit të koronavirusit në Wuhan, informon dritare.net.
“Populli kinez ishte në gjendje të shijonte një pushim të shumëpritur dhe në tetë ditë u regjistruan 637 milionë udhëtime,” thotë Ministria e Turizmit e Pekinit, duke theksuar se fluksi është thuajse i ngjashëm me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Njerëzit janë ende besnikë ndaj këshillave për të mbajtur maskë.
Kina nuk ka raportuar asnjë infeksion të brendshëm për rreth një muaj. Rastet e vetme pozitive që janë raportuar kohët e fundit janë ato të importuara nga jashtë: shtetasit kinezë që kthehen nga jashtë ose udhëtarët e huaj. Procedurat e kontrollit shëndetësor për ata që mbërrijnë në Kinë janë rigoroze. Në total, në Kinë, rastet e deklaruara të pacientëve me Covid-19 që nga janari janë 85,500, me 4,634 vde kje, kryesisht në Wuhan dhe Hubei.