Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, siç ky i fundit ka paralajmëruar, Kuvendi do t’i votojë sërish, teksa ka dhe një përgjigje për kryedemokratin Lulzim Basha. Kryeministri Rama ka zhvilluar sot në mëngjes një takim me drejtuesit politikë në qarqe, dhe ka kërkuar raportim nga secili prej tyre për përgatitjet për fushatën zgjedhore.
Gjithashtu Rama, ka diskutuar me “kryesocialistët” e qarqeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshme të cilat i kanë shkuar Metës dhe pritet që ky i fundit t’i dekretojë apo t’i kthejë mbrapsht në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Metës për respektimin e 5 qershorit, Rama tha 5 qershori është respektuar.
“5 qershori është respektuar. Nuk ka asgjë më për të thënë dhe kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë në mënyrë që të filloj implementimi”, tha Rama për gazetarët, Ndërsa për kërkesën e Bashës për planin me 5 pika të PD, shtoi “Kush është ky plani me pesë pika? (referuar planit te Bashes).”