13 deputetë, preferencë e Lulzim Bashës në listën e 2017-ës nuk duhet duhet të garojnë me në zgjedhjet e 25 prillit, në logon e PD-së, sipas Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve. Në listën e të skualifikuarve, suprizues ishte emri i Ervin Salianjit, që jo pak herë ishte nën vëmendjen e prozhektorëve duke denoncuar fushat me hashash. Por episodi më i bujshëm mbetet skandali i audiopërgjimit me Babalen që mesa duket i la një shenje dënimi, por që në historinë e bërjes së politikës nuk e ndihmoi as të kalojë vettingun e partisë. Prej momentin kur lista u bë publike, Lulzim Bashës i mbeti barra e sqarimit të ish-deputetëve të mërzitur. Sot ishte radha e Tritan Shehut, i cili pasi zbriti shkallet e selisë blu la te kuptohet se mërinë e kishte me anëtarët e komisionit: Genc Rulin, Bujar Nishanin, Besnik Mustafajn dhe Enriketa Papën, të cilët i shpërfilli publikisht.

Endri Hasa, një prurje e Lulzim Bashës në zgjedhjet e shkuara gjithashtu nuk u konfirmua, por edhe deputetët zonja të cilat u promovuan falë listës së 2017-së. Më herët anëtarësia përjashtoi me votë Klevis Balliun dhe Astrit Veliajn, si dhe tre ish-kryebashkiakët e Tropojës, Kukësit dhe Pogradecit. Nga nisja e procesit në bazë vetëm 326 kandidatë ia dolën të kalonin në fazën finale, e cila do duhet të marë edhe miratimin e forumeve më të larta.