Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, deklaroi sot se do të punohet për riatdhesimin e të gjithë personave që janë në kampet e t m e rr sh m e të Sirisë. Duke folur për riatdhesimin e 4 fëmijëve dhe nënës së tre prej tyre, konsulli Ghorayeb theksoi se puna vijoi sipas udhëzimeve të ministrit Lleshaj. “Dua të theksoj se ishin negociata të forta, të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës”, u shpreh ai.
Konsulli tregon se pasi mori miratimin nga kryeministri Rama, ka vijuar punën për të sjellë në shtëpi këta fëmijë. “Do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të fëmijëve jetimë”, – nënvizoi konsulli.