Pas disa turbullirash, Neymar është gati t’i thotë po Paris Saint-Germain për rinovimin e kontratës. Situata ka ndryshuar dhe, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike të Barcelona-s, duhet përjashtuar për momentin një kthim i brazilianit në Camp Nou, për të cilin është folur shumë në muajt e kaluar.
Kontrata aktuale e Neymar skadon në vitin 2022 dhe duket se lojtari ka zhvilluar një takim sqarues me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi. Braziliani duket se është i gatshëm të nënshkruajë edhe për pesë vite të tjerë me francezët, me të njëjtat kushte ekonomike të marrëveshjes aktuale nga e cila O Ney përfiton 36 milionë euro në vit.
Një marrëveshje e përgjithshme prej 180 milionë eurosh për ta blinduar kampionin brazilian. Ky rinovim do të përjashtonte investimin e PSG-së për Cristiano Ronaldo (CR7 fiton 31 milionë në sezon nga Juventus), i përmendur disa herë për një transferim të mundshëm te Paris Saint-Germain në muajt e kaluar.