Konviktet janë hapur tanimë për studentët që nuk kanë shlyer detyrimet akademike të vitit të shkuar pra që janë në sezon provimesh, ndërsa stafi e rezidencës studentore po përgatitet edhe për vitin e ri akademik për respektimin e masave anticovid, ku gjithçka nis që në hyrje të godinave. Gjithçka brenda një protokolli të caktuar, duke ju referuar dhe udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë.

Studentët që në hyrje duhet të dezinfektojnë duart, të matin temperaturën dhe të jenë të pajisur me maska. Në një prononcim të dhënë për Top Channel, drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare Nr.2 Zhanina Dapi është shprehur në lidhje me përgatitjen për nisjen e vitit të ri akademik për garantimin e të gjitha kushteve të nevojshme në lidhje me masat anti Covid.

“Një masë e rëndësishme është mbajtja e maskës në ambjentet e përbashkëta. Higjienizimi bëhet cdo ditë edhe ujë ka 24 orë. P.sh. në këtë mini apartamentin që jemi në një dhomë ndodhen dy studentë, në dhomën tjetër janë 3 studente me një tualet të përbashkët, ku shikoj që e kanë bërë ndarjen vetë se kur do e përdorin”, shprehet Zhanina Dapi.
E pyetur nga gazetrja Kristi Gongo në lidhje me pagesat, nëse ka çmime ekstra me shtimin e masave, thotë se, pavarësisht vështirësive që kemi si institucion, nuk i kemi rënduar studentët paguajnë të njëjtën tarifë.