Rritja e numrit të të prekurve me Covid-19 ka berë që Italia të shtrëngojë edhe më tej masat kundër koronavirusit.
Kryeministri Giuseppe Conte pak minuta më firmos dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19. Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 26 tetor dhe dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.
Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen dhe palestrat, kinematë dhe kalcetot. Nuk do të lejohen grumbullime njerëzish në vende të hapura dhe të mbyllura. Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Itali u shënuar mbi 19 mijë raste të reja me covid-19, nga të cilët ndërruan jetë 123 persona.