Një nga akset rrugore më të amortizuara dhe problematike në Shijak, “Katër Rrugët” – Rrashbull, një rrugë ku prej dekadash askush nuk ka vënë dorë tashmë është asfaltuar.
Ky është një premtim i mbajtur i kryetarit të Bashkisë Elton Arbana për të gjithë banorët e Shijakut që i duhet të kalojnë te kjo rrugë. Kryebashkiaku Arbana falenderon në mënyrë të veçantë Kryeministrin Rama dhe Qeverinë shqiptare për këtë investim.
Postimi i plotë në Facebook. Çdokush që kalon në aksin rrugor “Katër rrugët”- Rrashbull vë re lehtësinë e lëvizjes. Vë re një rrugë të sistemuar dhe të asfaltuar. Një realitet i prekshëm pas disa dekadave, ku askush nuk kishte vënë dorë te kjo rrugë. Me çdo investim që po kryhet banorët e Shijakut dhe Njësive Administrative do të kenë një cilësi jetese më të mirë, sepse qyteti jonë po ndryshon nga dita në ditë.
Falenderoj Kryeministrin, Qeverinë shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këtë bashkëpunim të frytshëm. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!