Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e Abc Neës është shprehur se presidenti Ilir Meta është nga të vetmit politikanë që deklaron çdo shpenzim.
Ajo u shpreh se të gjithë kanë kërkuar ta kapin Metën me shkelje ligji, por askush nuk ka mundur, ndërsa shprehet se ndryshimi i saj me Metën është se presidenti është më shumë politikan.
“Ilir Meta është i vetmi politikan që deklaron shpenzimet që nga fatura e energjisë, deri te sapuni i duarve. Kanë kërkuar ta kapin Fatos Nano, Edi Rama, Lulzim Basha, Ambasada amerikane, angleze, dhe nuk kanë arritur.
Ilir Meta siç ka emrin është edhe vetë,i lirë. Është i lirë nga Monika, nga fëmijët, nga prindërit e tij. Ilir Meta garanci për Reformën në Drejtësi e ka dhënë në Uashington.
Ilir Meta është më politikan se unë. Unë nuk bëj kompromis për fëmijët e mi dhe nuk bëj kompromis për të krijuar lumturinë time në kurriz të fatkeqësisë së të tjerëve”, tha Kryemadhi ndër të tjera.