Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot dy familje në Kashar, shtëpitë e të cilëve u rindërtuan pasi u shkatërruan nga tërmeti. Rama vizitoi familjen e Myrteza Hykës dhe Selman Alukut, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me ta, nuk kanë munguar edhe batutat nga kryeministri.
Ndërsa nënë Sudja po i uronte jetë të gjatë Ramës, gjithashtu e këshillonte që të mos dëgjonte atë se çfarë flitej në media kundër tij, ndërsa Rama iu drejtua: “Mos na kujto TV se na morën më qafë na morën, e luajtën menç këtë milet”. Ndërkohë ai i është drejtuar opozitës përmes postimit në profilin e tij që “qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”.
“Rindërtimivazhdon. Kashar Tiranë, në shtëpitë e reja të Myrteza Hykës dhe Selman Alukut. Puna vijon çdo ditë pa pushim për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti i nëntorit. qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara”, shkruan Rama në profilin e tij.